Covid-19/ Organizata Botërore e Turizmit: 273 miliardë euro humbjet në sektor, më keq se në vitin 2009

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, sektori global i turizmit ka humbur rreth 273 miliardë euro të ardhura midis janarit dhe majit 2020 për shkak të pandemisë që ka paralizuar planetin.

Sipas raportit të Organizatës kjo është një humbje tre herë më e madhe se ajo e regjistruar në vitin 2009 gjatë krizës ekonomike dhe më shumë se gjysma në krahasim me vitin e kaluar përsa i përket numrit të tiristëve që llogariteti mbi 300 milionë turistë më pak.

Agjensia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu është e frikësuar për humbjen e 100 deri 120 milionë vendeve të punës në këtë sektor për vitin 2020

Sipas ekspertëve, vendet në zhvillim do të jenë më të prekurit nga kjo krizë e cila megjithatë pritet të rikuperohet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Sidoqoftë, gjithçka varet nga pandemia e koronavirusit, dhe duke pasur parasysh situatën aktuale dhe përhapjen e shpejtë të infeksionit në pjesën më të madhe të botës, askush nuk e di se kur do të jetë e mundur që me të vërtetë ky sektor të rikthehet në normalitet.

E ndërsa e ardhmja mbetet e pasigurt në këtë fillim vere, më shumë se gjysma e europianëve nuk do të udhëtojnë për turizëm dhe dëshirojnë kufijtë e mbyllur.

Sipas një sondazhi të kryer nga firma konsulente Redfield & Wilton Strategies, më shumë se gjysma e italianëve - 54% - besojnë se kufijtë midis vendeve të ndryshme të Unionit duhet të mbyllen.

Të njëjtin opinion ndajnë spanjollët (57%) dhe francezët (63%), mbështetësit më të bindur të kufijve të mbyllur.

Në Gjermani, një nga vendet që e ka përmbajtur pandeminë në mënyrë më efektive të mundshme, vetëm 34% e gjermanëve janë në favor të mbylljes së kufijve, krahasuar me 52% pro hapjes së tyre.

43% e italianëve besojnë se nuk është e sigurt për turistët nga Europa veriore të udhëtojnë në vendet e Jugut të kontinentit. Gjermanët, francezët dhe spanjollët janë gjithashtu në të njëjtën linjë.


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë