COVID-19/ Pesëfishohen importet e maskave të pëlhurës në janar-korrik, arrijnë mbi 4 milionë euro

COVID-19/ Pesëfishohen importet e maskave të pëlhurës në janar-korrik, arrijnë mbi 4 milionë euro

Foto ilustruese

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laki: 10/08/2020 10:56

    Po gjithe keto fasoneri qe kemi dhe prape importojme maska? Duket si rast I arte qe pak fasoneri Po e shfrytezojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin