COVID-19/ 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë! Ndërron jetë një 21-vjeçar nga Elbasani! Shuhet profesori që zbuloi ethet infektive në Shqipëri! Pozitiv deputetja e PS

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 306 raste të reja me nga 1412 testime të kryera. Rastet më të shumta janë shënuar në Tiranë me 179 të reja.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona të tjerë prej të cilëve një 21 vjeçar nga Elbasani. Prej ditësh ai ishte i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai ishte me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu ka humbur jetën dhe profesori i njohur Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 qytetarë ndërkohë që numri i personave të shtruar vijon të jetë i lartë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         306

Të shëruar ne 24 orë                      71

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  1412

Testime totale              114381

Raste pozitive                 18556

Raste të shëruara          10466

Raste Aktive                     7621

Humbje jete                       469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3805

Durrës                  730

Shkodër                493

Fier                         503

Korçë                    471

Lezhë                     373

Elbasan                  344

Vlorë                    307

Berat                    224

Kukës                   178

Dibër                      97

Gjirokastër           96

Tabela me të dhënat e përditësuara mbi COVID-19 në Shqipëri 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Zbuloi 'Ethet hemoragjike', humb 'betejën' me Covid profesori i njohur Elmaz Eltari

Ndërron jetë pasi u infektua me Covid, profesori i njohur i mjekësisë Elmaz Eltari, në moshën 85 vjeçare.

Ditët e fundit ka qenë i shtruar në spitalin infektiv. Tërë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive. Eltari njihet dhe si zbuluesi i “Etheve Hemorragjike virale’. Ka studiuar epideminë e Kolerës në Shqipëri dhe atë të Poliomelitit në vitin 1996, kurse në vitin 2011 ka botuar “Atlasin e Sëmundjeve Infektive” me 600 fotografi.

Në vitin 1962 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe po në këtë vit u emërua mjek në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa prej vitit 1978 ishte Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive” dhe shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë”.

Gjithsej atij i numërohen rreth 22 botime shkencore; tekste mësimore, monografi, manuale, atlase etj. Ai është bashkëautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet infektive”, autor i tekstit “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën, autor i manualit pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”, studimit “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës”. etj.

Sakaq ka botuar dhe mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor botëror. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri.

Ora 08:37
I intubuar te Shefqet Ndroqi, ndërron jetë nga Covid 21 vjeçari nga Elbasani

Një 21 vjeçar nga Elbasani i cili ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë ditën e sotme.

I riu ka qenë i intubuar në spitalin "shefqet Ndroqi", dhe pavarësiht përpjekjeve nuk ia ka dalë ta fitojë këtë "betejë".

Report Tv mëson se ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat ende nuk bëhen me dije.

Shifrat e Covid gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm duke kaluar në mbi 300 raste ditore. Dje ministria e Shëndetësisë ka raportuar se për 24 orët e fundit janë infektuar 302 persona si dhe janë shënuar 3 viktima. Për të frenuar përhapjen e Covid qeveria ka marrë masa dhe prej një jave maska është bërë me detyrim në çdo ambient përveç shtëpisë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kape: 23/10/2020 16:34

    dt 23/03/2020janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. dt 23/10/2020 jane konfirmuar 306 raste te reja pozitive, ne 1412 testime te kryera. mund te beni krahasimet eshte ne ritje apo ne ulje? Po te beheshin ne Mars 1412 testime sa raste te reja do dilnin? https://coronavirus.al/lajme/manastirliu-15-raste-te-reja-zgjerohet-harta-e-prekjes-nga-covid-19-apel-per-qytetaret-per-te-ruajtur-distancimin-social/

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2020 16:16

    NA O BO JETA BIXHOZ, PRIT ME SOT A ME NESER KUSH E KA RADHEN PER ME BO RRAMIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër