Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar tre raste vdekje nga koronavirusi.
Një pacient nga Kumanova në moshën 85 vjeçare, dhe një nga Krusheva në moshën 77 vjeçare kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Kurse një pacient nga Labunishta e Strugës ndërroi jetë në një Klinikë private në Shkup.
Me viktimat e fundit në Maqedoni, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 49.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë rikuperuar gjithsej 18 pacient me koronavirus. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar nga Covid-19 shkon në 139.
Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus për një total prej 1117 raste. Pozitivwt e fundit u regjistruan në Shkup 22 raste, Kumanovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1.