COVID-19/ Tre persona humbin jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 44-vjeçare! Situatë e rënduar në Tiranë, Shkodër e Krujë, 99 raste të reja

Tre persona fatkeqësisht kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të personave që kanë ndërruar jetë në 104. Luftën me COVID-19 ditën e fundit e ka humbur një një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Ndërkohë po ashtu dy personat e tjerë që kanë ndërruar jetë janë një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Përsa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 99 persona nga 425 testimet e kryera gjithsej. Lajmi mirë është se ditën e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale        34175

Raste pozitive         3851

Raste të shëruara     2137

Raste Aktive         1610

Humbje jete         104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         734

Durrës         209

Shkodër         199

Vlorë         104

Lezhë         86

Kukës         55

Korçë         50

Elbasan         46

Fier             42

Berat          40

Dibër                 24

Gjirokastër     21

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Fier, 4 institucione të infektuar brenda 24 orëve me COVID! Kadastra, banka, zyrat e një kompanie nafte dhe gjykata

6 vatra të reja me koronavirus janë konfirmuar në Fier brenda një dite. Mes 6 rasteve që rezultuan pozitiv të enjten është një i ri punonjës i kadastrës, xhaxhai i tij, punonjës i një kompanie nafte, një punonjëse banke dhe një punonjëse e zyrës ekonomike në Gjykatën e Fierit. 2 personat e tjerë të infektuar janë nga Roskoveci.

Ora 10:56
Dy rastet e Korçës persona të moshuar, në Pogradec pozitiv me koronavirus një 40-vjeçar

Ditën e sotme dy persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në qytetin e Korçës. Të dy personat janë të moshuar dhe aktualisht po trajtohen në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë rasti i Pogradecit është rast i kontakteve të mëparshme. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar gjendja e të cilit paraqitet e stabilizuar.

Ora 10:51
Infektohet me COVID një familje në Sarandë

Në Sarandë janë konfirmuar sot tre raste me COVID, pjesëtarë të një familje me origjinë nga Laçi. Të tre janë vetëkarantinuar dhe ka nisur hetimi epidemiologjik.

Ora 10:47
Ishin në një festë familjare, infektohen xhaxha e nip në Fier, karantinohet kontaktet

Në Fier janë regjistruar dy raste me COVID në 24 orët e fundit. Dy rastet pozitivë janë xhaxha e nip dhe mësohet se kanë qenë në një feste familjare. Nipi është punonjës i Kadastrës dhe xhaxhai naftëtar. Pavarësisht rasteve të dy institucionet vijojnë normalisht punën, ndërsa personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit janë karantinuar.

Ora 09:53
4 nga 18 teste në 24 orët e fundit rezultojnë poztive në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme

Në rrethin e Krujës ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus katër persona, ndërsa në total janë kryer 18 teste. Të gjithë rastet pozitive janë kontakte të rasteve të mëparshme që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ora 09:15
Katër raste pozitive sot në Devoll, karantinohet i gjithë stafi i qendrës shëndetësore ne Miras

Katër raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus ditën e sotme në Devoll, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e të prekurve.

Bëhet fjalë për katër persona në fshatin Baban, të gjithë familjarë të rastit të parë. Mes tyre burime bëjnë me dije se është edhe mjekia e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Si rrjedhojë janë karantinuar kontaktet e këtyre personave si dhe i gjithë stafi i qendrës shëndetësore në Miras.

Ndërkohë mësohet se qendra nuk është mbyllur sepse ka shkuar një tjetër mjek që do të jetë në shërbim të banorëve.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 16/07/2020 19:51

    Europa bllokon hyrjen e personave nga kosova mali zi e serbia ne hapim dyret . Mos vall jemi shtu shum si popull e duhet te paksohemi ca

    Përgjigju
  • Lemminge: 16/07/2020 13:59

    Kto shifrat jan sipas deshires se qeveris ose me sakt sipas deshires se Rame ziut. Corona virus ekziston shum koh perpara. Te gjith njerzit po te testohen dalin se jane qene pozitiv. Thot njeri qe fluturon gomari dhe tani duhet te fluturoj gjith bota me presh ne byth

    Përgjigju
    • psicologu ;@Lemminge: 16/07/2020 16:44

      O popull;BENI KUJDES edhe mos luani me shendetin tuaj por edhe te te tjereve!Jeta eshte nje!Mos degjoni debila injorant por ruhuni!Zoti RUAJT dhe ndihmoft Shqipetaret!

  • Tani: 16/07/2020 13:51

    Situate e renduar ne Shkoder???????????? Ne Durres e Vlore eshte e lehtsuar. Hahahaha

    Përgjigju
  • Klaudeta: 16/07/2020 12:25

    Me shume ta kishin vene 5 mije leke te reja qe te ndergjegjesoheshin njerezit me zor!

    Përgjigju
  • Endri: 16/07/2020 12:22

    Po punonjesve te kadastres se tiranes i jane bere tamponet pasi disa punonjes ne kete zyre kane dale pozitiv? As dizinfektimi i ambjenteve nuk eshte bere...

    Përgjigju
  • Stela: 16/07/2020 12:19

    Me shume ta kishin bere qe njerezit te ndergjegjesoheshin me zor!

    Përgjigju
  • Endri: 16/07/2020 12:18

    Punonjesit ne administrate e neper supermarkete, i vendosin maskat vetem kur shkojne per te verifikuar nese zbatohen masat. O Zot i madh cfare po ndodh ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Ema: 16/07/2020 11:34

    Problemi i virusit alarmant njerezit te infektuar levizin lirshem e po infektojn te gjith.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane