Covid-19, ‘Veza e Kolombit’- Seria A mund të rifillojë në vjeshtë

Covid-19, ‘Veza e Kolombit’- Seria A mund të rifillojë në vjeshtë

Mund të jetë 'Veza e Kolombit' dhe sistemi më logjik dhe më pak i rrezikshëm për të dalë nga labirinti pandemik, për të përfunduar sezonin futbollistik në Itali pa rreziqe shëndetësore dhe për të marrë kohë për të planifikuar të ardhmen me qetësi dhe arsyeshmëri, pa kufizimet e emergjencës dhe të panjohurat që bashkëjetesa e ngushtë me virusin paraqet në të ardhmen.

Seria A do të rifillojë jo në muajin maj siç edhe ishte parashikuar por në vjeshtë, pa vonesa të mëtejshme, kohë kur supozohet se e keqja do jetë larguar dhe rreziqet e infektimit do të jenë të ulëta, kohë kur skuadrat nuk do të jenë të detyruara të rrethojnë veten me kordon sanitar.

Ndoshta nuk do të jetë ende e mundur hapja e stadiumeve për publikun, por sigurisht që nuk do të luhet me ankthin se kampionati duhet të ndalojë përsëri pasi në çdo moment mund të thuhej se ka lojtarë të infektuar. Duke filluar përsëri në vjeshtë, sezoni futbollistik mund të përfundojë para Krishtlindjes dhe pa presionin e ekzagjeruar të datave ose detyrimin për të luajtur një herë në tre ditë.

Sezoni i ri i ardhshëm, do të fillonte në fund të janarit-fillim të shkurtit dhe do të ndiqte rrjedhën e vitit kalendarik.

Çfarë do të ndodhte nga viti 2023 e tutje nuk mund të thuhet akoma, por Fifa dhe konfederatat e ndryshme kontinentale do të kishin mjaft kohë për të kalibruar kalendarët. Sigurisht, kalendarët duhet të harmonizohen në nivelin evropian. Më mirë akoma, në një shkallë globale.

Fifa-s i pëlqen kjo hipotezë dhe po e vlerëson atë me interes. Shtyrja për në vjeshtë do të kishte përparësi të mëdha nëse do të vendoset menjëherë, duke lejuar kështu federatat, ligat dhe klubet të planifikojnë muajt e ardhshëm pa ankthin e emergjencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar