Covid/Gjermani, së shpejti testet e para të vaksinës mbi 200 vullnetarë

Covid/Gjermani, së shpejti testet e para të vaksinës mbi 200 vullnetarë

Gjermania do të nis së shpejti testimet e para klinike të një vaksine të re kundër Covid 19.

Ndërmarrja BioNTech, me qendër në Mainz, në bashkëpunim me laboratorin amerikan Pfizer, do të fillojë të testojë virusin në 200 vullnetarë midis moshës 18 dhe 55 vjeç, thuhet në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich. Këto do të jenë testet e katërta që po zhvillohen në të gjithë botën.

Ndërsa rastet e konfirmuara të koronavirusit në mbarë botën tejkalojnë shifrën 2.5 milion, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të investojë shuma të mëdha në kërkimin e një vaksine.

Një ekip tjetër studiuesish nga Oksfordi do të kryej testet e para mbi njerëzit duke filluar nga nesër.

Më herët Martin Bachmann, profesor imunolog në universitetin e Bernës, përmes një konference për shtyp online me gazetarët në Kombet e Bashkuara deklaroi se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati për tu testuar në verë dhe duke filluar nga muaji tetor, nëse gjithçka do të shkojë mirë, do fillojë të aplikohet te popullsia zvicerane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë