Itali, plazhe të hapura për fëmijët autikë: Salento shkon përtej emergjencës së Covid-19

Itali, plazhe të hapura për fëmijët autikë: Salento shkon përtej emergjencës së Covid-19

Bashkia e Salve në provincën e Leçes në Itali ka vendosur të lejojë hyrjen në disa nga plazhet më të bukura të Salentos - Torre Pali, Posto Vecchio, Lido Marini dhe Pescoluse, të njohur si Maldivet e Salentos - të fëmijëve që vuajnë nga çrregullimi i spektrit autizëm, çrregullime të vëmendjes dhe paaftësi të rëndë intelektuale.

Vendimi i Bashkisë do bëj që fëmijët me këto lloj çrregullimesh të kalojnë kohë në ajër të pastër - përkundër kufizimeve të vendosura në këtë periudhë për shkak të pandemisë prej Covid-19 - në plazhet e bukura të Salve, në shoqërinë e një prindi ose të afërmi.

Ideja e një babi

Gjithçka lindi nga ideja e Francesco-s, babai i një djali nëntëvjeçar autik i cili tha se kjo “është një iniciativë e lavdërueshme, një shembull që duhet të ndjekin edhe të tjerët. Djali im tani është i lumtur. Unë e kam marrë atë tashmë në det dhe, si gjithmonë, ai nuk mund ka mundur të rezistojë dhe është zhytur në ujë”.

Kjo është një ide e lindur nga një nevojë që e ndiejnë të gjithë, ajo e të qenurit në gjendje për të dalë jashtë shtëpisë, por mbi të gjitha prindërit si Francesco-s: Për ne familjet me njerëz autikë, pas kufizimeve të vendosura për arsye të emergjencës shëndetësore nga koronavirusi, jeta ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët tanë janë mënjanuar dhe trajtuar si kafshë. Ata tani nuk kanë më mësues mbështetës, qendrat e terapisë janë të mbyllura dhe shumë nuk kanë as përkujdesje në shtëpi. “Tani - përfundon Francesco - të paktën djali im do të jetë në gjendje të luajë në vendin që ai do më shumë, midis rërës dhe detit”.

Dhe me një baba të shkëlqyeshëm.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë