Kompania farmaceutike ‘Eli Lilly and Company’ ka deklaruar se kanë nisur testet e para në njerëz për një terapi me antitrupa për të trajtuar koronavirusin.
“Nëse testet në njerëz rezultojnë me rezultate pozitive, terapia në fjalë mund të jetë gati nga vjeshta”, njoftoi kompania.
Pacientët e parë që do ta marrin ndodhen në spitalet Cedars-Sinai në Los Angeles, Shkollën e Mjekësisë Grossman në New York dhe Universiteti Emory në Atlanta. Ndërsa, rezultatet pritet që të jenë gati nga fundi i korrikut.
Shkencëtarët nga ekipi që po merret me terapinë në fjalë kanë marrë një kampion gjaku nga një prej pacientëve të parë në SHBA që është shëruar nga koronavirusi. Më pas ata bënë kërkime mes miliona qelizave për të gjetur me qindra antitrupa.
Antitrupat janë proteina që trupi juaj i krijon për të luftuar një infeksione ose toksina. Shkencëtarët zgjodhën antitrupat për të cilët menduan se do të neutralizonin më së miri koronavirusin. Në laborator, antitrupi dukej se neutralizonte virusin, tha Lilly. Megjithatë, këto rezultate nuk janë publikuar ende.
Faza e parë e këtij testi do të përfshijë pacientët që ndodhen në spital, për të parë nëse është i sigurt dhe nëse tolerohet mirë. Nëse po, fazat e tjera parashikojnë zgjedhimin e përdorimit tek pacientë të tjerë me Covid-19 që nuk janë të shtruar në spital dhe një studim tjetër do të shohë nëse terapia mund të funksionojë për parandalimin e sëmundjes.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.5%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA
4 Janar, 22:59
-
Shtrimet në spitale në 2022 u shtuan 8% pas pandemisë! Fluksi më i lartë në kardiologji dhe psikiatri
4 Maj 2023, 07:45
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Refuzuan që foshnja e tyre të merrte gjak të vaksinuarish anti COVID para operacionit, gjykata mund t'u heqë kujdestarinë
7 Dhjetor 2022, 12:39
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18
-
3 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 278 raste të reja
1 Gusht 2022, 17:08
-
Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Korrik 2022, 18:29