Covid-Studiuesit në Florida: Koronavirusi ka evoluuar dhe po i infekton më lehtë qelizat njerëzore

Covid-Studiuesit në Florida: Koronavirusi ka evoluuar dhe po i infekton më lehtë qelizat njerëzore

Studiuesit në Florida thonë se eksperimentet kanë treguar që koronavirusi ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë të infektojë më lehtë qelizat njerëzore.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” thanë që mutacioni ndikon në një protein në pjesën e jashtme të virusit që ai përdor për të hyrë në qeliza.

“Viruset me këtë mutacion ishin shumë më infektues sesa ato pa mutacion”, tha virologu Hyeryun Choe.

Choe dhe kolegët zhvilluan një seri eksperimentesh në enët laboratorike që tregojnë se një mutacion i quajtur D614G i jep virusit shumë më shumë pikëza, të cilat nga ana e tyre e bëjnë më të lehtë hyrjen në qeliza. Puna e tyre nuk është shqyrtuar nga ekspertë të tjerë të fushës.

Ata thanë që kërkohen më shumë hulumtime për të treguar nëse kjo ndryshon se si virusi infekton njerëzit dhe nëse ndryshimi ka ndikuar në rrjedhën e pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje