Megjithë kritikat dhe disa gabime në komunikim, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik vazhdon me strategjinë e saj të butë ndaj pandemisë, pa mbyllje apo ndalime.
Agjensia Suedeze ka njoftuar se deri më 1 maj, një e treta e popullsisë së rajonit të Stokholmit do të jetë pozitive për koronavirusin. Bëhet fjalë për rreth 600 mijë njerëz. Aktualisht rastet e infektimit të gjetura në kryeqytet janë pak më shumë se 6 mijë.
Ngadalësimi
Dhe si për të vërtetuar teorinë e autoriteteve, dje në Suedi pati 194 raste të reja të konstatuara me Covid, më pak se gjysma e një dite më parë, dhe gati një e treta e mesatares së javës së kaluar. Rënia është e dukshme sidomos në kryeqytet, vatra e shpërthimit në Suedi, ku baret dhe restorantet kanë qenë gjithmonë të hapura edhe në Pashkë.
Imuniteti i tufës
Nëse do të konfirmohej ky parashikim, skenari i parashikuar nga Anders Tegnell, epidemiolog në krye të Agjencisë, do të materializohej dhe që - sipas analizave të tij - do të përkonte me arritjen e imunitetit të ktufës në muajin maj. Për Suedinë do të ishte dalja nga tuneli i pandemisë, pa pasojat ekonomike që ka koronavirusi në pjesën tjetër të botës, sepse këtu kompanitë dhe zyrat kanë qenë gjithmonë të hapura.
Strategjia
"Si në të gjitha vendet e tjera - tha Anders Tegnell -ne synojmë të rrafshojmë kurbën duke ngadalësuar përhapjen e infeksionit sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe sistemi shëndetësor rrezikon të shembet. Por kjo nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën derisa të prodhohet një vaksinë efektive - theksoi ai -. Duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata që e mbajnë epideminë në një nivel të pranueshëm ”.
Lajmi kryesor: