Martin Bachmann, profesor imunolog në universitetin e Bernës, përmes një konference për shtyp online me gazetarët në Kombet e Bashkuara deklaroi se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati për tu testuar në verë dhe duke filluar nga muaji tetor, nëse gjithçka do të shkojë mirë, do fillojë të aplikohet te popullsia zvicerane.
Dr. Bachmann është duke drejtuar një grup ekspertësh që vijnë nga universitete të ndryshme zvicerane për zhvillimin e një vaksine të ashtuquajtur ‘e sintetizuar gjenetikisht’ dhe që bazohet në qeliza të ngjashme me ato të virusit.
Vaksinat e sintetizuara gjenetikisht janë përdorur me sukses për hepatin B. Ato funksionojnë duke goditur proteinën që virusi përdor për të goditur qelizat.
Profesori imunolog në universitetin e Bernës tha se “në muajin gusht synohet që përmes vaksinës të himunizojmë personat e parë për të vazhduar në muajin tetor vaksinimin në masë”.