CR7 është gjithmonë një fenomen, në 48 orë i ‘dhuron’ 4 milionë ndjekës në rrjetet sociale Al-Nassr! Gati katërfishohet

CR7 është gjithmonë një fenomen, në 48 orë i ‘dhuron’ 4 milionë ndjekës në rrjetet sociale Al-Nassr! Gati katërfishohet

Ronaldo

Rritje e pabesueshme në profilin e Instagramit të klubit të Riadit që shkon nga 1.2 në 5.8, konfirmim i mëtejshëm i projektit afatgjatë të realizuar nga futbolli saudit. Dyqind milionë në sezon është një shumë e çmendur, por te Al-Nassr nënshkrimi i Cristiano Ronaldo-s shihet mbi të gjitha si një investim. Rikthimi i imazhit të futbollit saudit është i bujshëm dhe tashmë shihen efektet e para.

Thjesht hidhini një sy profilit social të klubit Riad. Në kohën e nënshkrimit të portugezit, më 30 dhjetor, Al-Nassr kishte 1.2 milionë ndjekës në Instagram, dy ditë më vonë, më 1 janar (ora 18.30), ai kishte 5.8 milionë.

Një kërcim i frikshëm me  4.6 milionë njerëz që, duke ndjekur Cristianon, i janë afruar futbollit arab. Në fund të fundit, projekti për Ronaldon është afatgjatë: jo vetëm që ai ka nënshkruar një kontratë me vlerë 200 milionë euro në sezon për dy vjet e gjysmë me klubin e Rudi Garcias, por do të luajë edhe një rol kyç në caktimin e Kupës së Botës 2030 te sauditët për të cilat do të marrë edhe 500 milionë euro të tjera që do ta çojnë “rrogën” e tij për 7 vitet e ardhshme në shifrën e pabesueshme prej një miliard eurosh.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur