Cristian Shpendi ‘në modë’, 7 klube të Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Mes tyre Napoli e Atalanta

Cristian Shpendi ‘në modë’, 7 klube të Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Mes tyre Napoli e Atalanta

Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është kthyer në një lidër të vërtetë në sulmin e skuadrës së Cesenas, teksa deri në këtë pikë të sezonit të tij debutues në Serie B ka arritur të shënojë plot 8 gola në 12 ndeshje, duke u kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm këto ekipe; pasi përveç “gjigantëve” të Serie A shërbimet e tij i kërkojnë edhe Cagliari, Como e Leçe, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurt titullari në formacionin bazë.

Shpendi ka marrë një vendim bashkërisht me klubin e Cesenas. Ai nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon me Cesenan, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare