Cristiano Ronaldo i pafat, shtyhet debutimi me Al Nassr

Cristiano Ronaldo i pafat, shtyhet debutimi me Al Nassr

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u prezantua dje te Al Nassr, klubi nga Arabia Saudite. Portugezi është i pafat pasi nuk do mund të debutojë dot nesër me ekipin e ri.

Ronaldo është ende i pezulluar me dy ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit për thyerjen e celularit të një tifozi të Evertonit, në kohën kur ishte pjesë e Manchester United. Ky pezullim është i zbatueshëm edhe në Arabinë Saudite, me sulmuesin që do duhet të ndjekë ekipin e ri për dy ndeshjet e ardhshme nga tribuna.

Tifozët mezi pritën për prezantimin e CR7, teksa do duhet të presin të paktën edhe 10 ditë për të parë idhullin e tyre të ri në aksion. Në prezantimin e Ronaldos, stadiumi "Mrsool Park" ishte në kapacitetin maksimal, me 25 mijë tifozë që paguan biletën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së