Cristiano Ronaldo në Dubai, gati udhëtimi për në Arabinë Saudite! Al-Nassr e pret para fundit të vitit

Cristiano Ronaldo në Dubai, gati udhëtimi për në Arabinë Saudite! Al-Nassr e pret para fundit të vitit

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është pa ekip dhe para fundit të këtij viti do vendosë të ardhmen. Marca në Spanjë bën me dije se ylli portugez do i kalojë Kishttlindjet në Dubai me familjen dhe prej aty do ushëtojë për në Arabinë Saudite, aty ku do hedhë firmën me Al-Nassr për 200 milionë euro në sezon. Gjithçka pritet të konfirmohet para fundit të 2022, me Ronaldon që prej disa javësh është lidhur me kalimin në Arabi.

Më shumë se për cilësitë e Ronaldos, tanimë në moshën 37-vjeçare, Arabia Saudite do përfitojë nga publiciteti që ylli i sulmit do i bënte kampionatit. Me synimin për të organizuar Kupën e Botës 2030, në Arabinë Saudite kanë vendosur të fokusohen te turizmi sportiv, duke organizuar mes të tjerash Superkupën spanjolle apo edhe Formula 1, golf dhe gara me kuaj.

Me dështimin në Kupën e Botës, Ronaldo u rikthye në Madrid dhe për disa ditë u stërvit në fushën sportive të Real Madrid, teksa Marca e jep të sigurt kalimin e tij në Arabinë Saudite, me Al-Nassr që drejtohet nga Rudi Garcia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump