Cristiano Ronaldo paralajmëron një të ftuar special në kanalin e tij në YouTube: Do të thyejë rrjetin

Cristiano Ronaldo paralajmëron një të ftuar special në kanalin e tij në YouTube: Do të thyejë rrjetin

Cristiano Ronaldo

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo mesa duket po merret me xhirimet e një interviste që do ta publikojë në kanalin e tij në YouTube, duke pretenduar se biseda me këtë të ftuar do të “thyejë rrjetin”.

Ronaldo hapi kanalin e tij në YouTube në gusht të këtij viti, duke grumbulluar 20 milionë abonentë brenda 24 orëve, një numër që tani ka kaluar 60 milionë.

Në një video të fundit të publikuar në kanalin e tij, Ronaldo shihet duke pritur ish-bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Rio Ferdinand, i cili e viziton atë herët në mëngjes. 

Gjatë bisedës, Ronaldo thotë se po regjistronte një video dhe më tej nxit Ferdinandin të pyeste për identitetin e të ftuarit të radhës në kanalin e tij , UR Cristiano.

I mbyllur dhe misterioz për identitetin e të ftuarit, Ronaldo e quan atë një “sekret”, duke lënë shumë mundësi për spekulime.

 Kur Ferdinand pyet nëse bëhet fjalë për një person të famshëm, Ronaldo iu përgjigj, ‘Më i famshëm se ti’.

Ky koment ka ngjallur shumë kureshtje te adhuruesit e tij, megjithatë ndjekësit duhet të presin edhe pak për të parë se për kë personazh bëhet fjalë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje