Cristiano Ronaldo 'të fik dritat', shtyhet me 24 orë ndeshja e Al Nassr

Cristiano Ronaldo 'të fik dritat', shtyhet me 24 orë ndeshja e Al Nassr

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka kundër edhe reshjet e shiut. Prezantimi i CR7 në Arabinë Saudite u prit me interes nga tifozët, të cilët mezi presin të shohin debutimin e portugezit me fanellën e Al Nassr.

Furtuna dhe reshjet e dendura të shiut në Riad kanë bërë që ndeshja e javës së 12-të mes Al Nassr dhe Al Taee të shtyhet për nesër. E programuar për sot, dueli nuk mundi të zhvillohej pasi në impianin "Mesool Park" mungon energjia elektrike dhe zona rreth tij është e përmbytur.

Ronaldo vijon të ketë një dënim nga Federata Angleze e Futbollit me dy ndeshje për shkak se në nxehje e sipër theu pa dashje një telefon të një tifozi, me sumuesin që ka apeluar dënimin. Tanimë fansat janë në pritje të ditës së premte, teksa shpresojnë të shohin Ronaldon në fushë.

Gjendja e rrethimit të stadiumit pas stuhisë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike