Cristiano Ronaldo 'tërbohet' me kundërshtarin, debat pas dështimit në fushë: Mbylle gojën (VIDEO)

Cristiano Ronaldo 'tërbohet' me kundërshtarin, debat pas dështimit në fushë: Mbylle gojën (VIDEO)

Cristiano Ronaldo duke debatuar me kundërshtarët

Cristiano Ronaldo u pa duke debatuar me lojtarët kundërshtarë pasi  Al-Nassr barazoi 0-0 ndaj Al Feiha të dielën. Ekipi i portugezit tanimë është i dyti në garën për titull në Ligën Saudite pasi humbi pikë ndaj Al Feiha-s, me rivalët e tyre për titull, Al-Ittihad që siguruan një fitore 2-1 kundër Al-Ëehda për të shkuar tre pikë para në krye të renditjes.

Në fundin e ndeshjes Ronaldo u pa i tërbuar, me sulmuesin që bëri gjeste dhe debate me disa lojtarë kundërshtarë, duke lënë të kuptohej se kundërshtarët që janë në vendin e 11-të në tabelë, kishin humbur kohë gjatë ndeshjes.

Veç saj, Ronaldo dëgjohet t'i thotë kundërshtarit, Ali Al Zaqaan që ta mbyllë gojën. "Mbylle gojën, keni vonuar lojën", thotë Ronaldo.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet