Crossbones për BUNK’Art 1: Do ta
shkundnim nga themelet me muzikë

Crossbones për BUNK’Art 1: Do ta<br />shkundnim nga themelet me muzikë
Pas Bunk'Art Xhaz në Bunk'Art 1, do të sillet për publikun shqiptar falas Bunk’Rock për katër netë rresht. Grupi “Crossbones” do të jetë një prej të ftuarve që do të performojnë Heavy Metal dhe Rock.

Në një status në rrjetin social Facebook, grupi premton se do të shkulin themelet e vendit ku dikur bëheshin mbledhjen e Byrosë me muzikën e tyre Rock.

"Crossbones" do të çelë natën e parë të festivalit Bunk'Rock më 22 dhjetor ora 21:00. 

“Është e sigurt që për 50 vjet, Bunkerit Anti-Bërthamor të Byrosë së PPSH-së ia kanë fshirë pluhurat çdo ditë.
Ne po mendonim ta shkundnim një herë nga themelet…me muzikë…
Që do luanim brenda një prej sekreteve më të errta të ish-sistemit, nuk na e kish marrë mendja kurrë.
Ju presim atje ku zhvilloheshin mbledhjet e Byrosë, por këtë rradhë mblidhemi për rock.
A jeni gati??? A jeni gjallë???"
shkruhet në profilin e grupit "Crossbones". 

Bunk rock
(Njoftimi për Bunk'Rock në Bunk'Art 1)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre