Çudi angleze me tifozin e Liverpool, ngatërresë absurde për ndeshjen e “Championsit” me Bayern-in

Çudi angleze me tifozin e Liverpool, ngatërresë absurde për ndeshjen e “Championsit” me Bayern-in

Foto ilustruese

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur me një tifoz të Liverpooli-it i cili është bërë qesharak për ngatërresën që ka bërë në prag të sfidës Liverpool-Bayern Mynchen, të zhvilluar të martën në Angli.

Tifozi, i cili kishte blerë biletë që në muajin dhjetor për ndeshjen e vajtjes, ka ngatërruar gjithçka dhe ka udhëtuar në fillim të javës drejt Gjermanisë. Ai pretendonte se ndeshja e parë do të zhvillohej në “Allianz Arena” dhe jo në “Anfield”.

Vetë tifozi, i cili shkoi në Mynih dhe e ndoqi ndeshjen mes tifozëve dhe gazetarëve të habitur gjermanë (nuk dihet si përfundoi në televizionin gjerman), tregon: “Gjatë festave të fundvitit e teprova me birrat dhe pasi bleva biletat për ndeshjen e vajtjes, prenotova edhe avion për në Mynih, i bindur që ishte atje ndeshja e parë. Nuk e kisha kuptuar që fillimisht do të luhej në Liverpool.”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora