Humbja në shtëpi kundër St. Gallen 0-4 ka sjellë pasojat e para te Sion në Superligën e Zvicrës. Christian Constantin, presidenti i FC Sion reagoi shpejt dhe vendosi të pezullojë për një javë trajnerin Fabio Celestini. Numri një i klubit ka njoftuar skuadrën këtë mëngjes se do të jetë vetë në stol në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Luganos të mërkurën.
Sipas asaj që njoftoi gazeta "Valais Le Nouvelliste", “paraqitjet dhe rezultatet e dy ndeshjeve të ardhshme do të përcaktojnë vazhdimin ose ndërprerjen e marrëdhënies me Fabio Celestinin”, i cili u ul në stolin e Sion nëntorin e kaluar, duke zëvendësuar Paolo Tramezzanin.
Për Christian Constantin, e mërkura nuk do të jetë “e para” në stol. Gjatë presidencës së tij të gjatë ai ka siguruar disa herë punë të përkohshme si trajner, gjithmonë për periudha të shkurtra. Hera e fundit ishte në mars 2021, kur presidenti drejtoi ekipin në dy ndeshje, duke fituar 3-1 në Lozanë dhe një humbje 2-1 kundër Servette. Sion vuan në fundin e renditjes këtë sezon, duke pasur edhe kontenstime nga tifozët.