Çudit shqiptari! Me pistoletë me vete drejt Italisë...'Pietro Beretta' zbulohet në skanerin në Rinas
Pistoleta e zbuluar nga skaneri në valixhen e 43-vjeçarit
TIRANE - Një 43-vjeçar shqiptar tentoi të udhëtojë me një pistoletë me vete nga Rinasi drejt Bolonjës në Itali, por u zbulua dhe arrestua nga policia në pikën kufiare. Një veprim i çuditshëm ky, kur dihet se sa lehtësisht zbulohen sendet e ndaluara nga kontrolli në aeroporte.
Në një operacion policor të koduar "Short Weapon" nga Policia e Tiranës, Rinasit dhe Durrësit, u arrestua 43-vjeçari me inicialet B.L me banim në Durrës dhe u sekuestrua një armë zjarri "Pietro Beretta", me një krehër me fishekë.
Policia e Shtetit njofton se "vijon operacioni, në bashkëpunim me homologët italianë, për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës".
Arma u zbulua gjatë kontrollit me skaner të valixhes së dorës, ndërsa policia thotë se kishte marrë informacione që një person do udhëtonte me armë zjarri me vete drejt Italisë dhe e ka mbajtur në vëzhgim deri në momentin e futjes në skaner.
"Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Dretorine e Policise Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”. Policia shqiptare në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që i arrestuari ka patur me këtë armë", - njofton Policia e Shtetit
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2033
Lajme të tjera
-
Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun
1 Maj, 10:32
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?
24 Prill, 11:03
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç
21 Prill, 20:13
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
15 Prill, 09:15
-
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm
12 Prill, 20:10
-
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
12 Prill, 14:36
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
po pse nuk ka marre edhe nje kundratank ky
PërgjigjuNuk besoj te kete qene kaq i marr, ndoshta ndonje qe i ka dash te miren i'a ka bere si nder..
PërgjigjuMire qe Ska marre me vete noj 19.7, I marre.
PërgjigjuShtroheni në psikiatri këtë rrotën e karit.. Viti 2020 ky kërkon të kaloj me armë në aeroport sikur jemi në vitin 1920. Shkurt idiot!!
PërgjigjuIkanë dhënë edhe emër operacionit Policor, hahahah Kulmi!
PërgjigjuKeto sic duket emrin e operacionit "short weapon" e kane pasur gati prej vitesh. Sapo u shfaq gomari i pare menjehere e quajten si aksion policor. :)
Nga idiot te till po vete dem ky vend. Ka rrezik qe kopaner te till nuk e din qe eshte shpikur as televizori jo me skaneri neper airorporte.
PërgjigjuRrnofsh o Birishe na hape syte na bane me arme ne brez
PërgjigjuMua me duket lajm i rem se kolori armes me ate ne valixhe nuk jan fare njesoj.Normal qe esht anormale te maresh arem me vete jo ne aeroport por kudo por kjo esht rinia shqiptare qe ne vend te trurit kan kasht ne kok
PërgjigjuKolori= ngjyra Rem= rremë E të tjera me radhë Nuk e di për cilën foto e ke ti, po skaneri nuk ti jep ngjyrat si i shikon ti me sy moj e uruar. Apo do e kesh dhe ti për herë të parë
Plera nuk e di çdo me thënë aeroport, e paska për here të parë . Jeton në kohen e kobureve në brez e të mustëqeve të 1850-ës!
Përgjigju