Vritet poshtë pallatit të tij ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës Artan Cuku. Ish-zyrtari i lartë i policisë së Shtetit, ka përcjellë familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët për në banesë, ndërkohë që vetë ka qëndruar për disa minuta në një supermarket për të blerë diçka.
Teksa ka dalë nga supermarketi ai është përballur me dy persona në hyrje të pallatit, të cilët e kanë qëlluar nga afër me 5 plumba. 4 nga plumbat Artan Cuku i ka marrë në gjoks ndërsa një ai e ka marrë në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pas 5 krismave që lemerisën banorët e pallatit dhe të gjithë zonës në rrugën e “Kosovarëve”, dy autorët janë larguar me vrap, në drejtim të një motori, duke ikur me shpejtësi në drejtim të liqenit dhe më pas Saukut.
Policia e Tiranës e njoftuar për këtë ngjarje nga një telefonatë anonime ka shkuar me shpejtësi në vendin e krimit, duke rrethuar të gjithë zonën dhe shoqëruar disa persona, për marrjen në pyetje të tyre.
Artan Cuku njihet si një nga oficerët më të mirë të policisë së Shtetit. Ai ka shërbyer për gati 24 vite në polici, duke shërbyer në funksione të ndryshme, deri në drejtor i Policisë së Vlorës, nën/drejtor policie në Tiranë e në shumë rrethe të tjera. Cuku kishte marrë gradën madhore “Drejtues i Parë”, por në 2014 u shkarkua nga policia me firmën e Artan Didit.
Që prej kësaj dite Cuku nuk ka mundur të rikthehet në polici megjithëse kishte fituar në gjykatë të drejtën e rikthimit në punë.
Gjatë kohës së qëndrimit i papunë Cuku është marrë me aktivitet privat, pasi kishte hapur kompaninë e sigurimit “INTERNATIONAL SECURITY ALBANIA”
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com