Çunat 'problematikë' të Gjiknurit? Braçe: Përgjegjësia individuale! Përgjimet s'faktojnë blerje votash /Video

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar për përgjimet që ka publikuar gazeta gjermane 'Bild' në ditët e fundit për zgjedhjet lokale të Dibrës që u zhvilluan në 2016, ndërsa në shumë episode dalin ish-ministra, deputetë, por edhe kryeministri Edi Rama. Erjon Braçe thotë se nga përgjimet nuk faktohet se ka shit-blerje votash, megjithatë shton ai, duhet të hetohet autenticiteti i audiove dhe nëse ka përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë. Braçe u shpreh se përgjegjësia është individuale duke u distancuar.

"Përgjimet i kam lexuar, dhe shefi i komisariatit nuk thotë se kam bërë vota për PS-në, por se ka ruajtur rendin nga një bandë e qartë politike dhe partiake dhe që ka dhunuar përfaqësues të PS-së me pistoletë në dorë. Madje nuk iu bind urdhrave të policisë dhe goditi makinën e policisë. Prokuroria duhet të vërtetojë autenticitetin.

Pjerin Ndreu nuk thotë cilido mësues. Ai nuk thotë se mësuesit nëse nuk votojnë për PS-në duhet të largohen, ai i referohet drejtorit të një shkolle, që nuk janë të ndaluar që të merren me aktivitet politik. Një socialist i kërkoi një socialisti.... Ndreu i ka identifikuar dy personat, atë që ka folur dhe atë që ka përdorur atë lloj shprehje. Nuk bëhet fjalë për të gjithë mësuesit e Dibrës, por dy persona që janë brenda PS-së.

Prokuroria duhet të provojë që ato para kanë blerë vota apo jo vota, apo kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, të mbajnë përgjegjësi. Nëse identifikohen rastet e blerjes së votave, krimi është individual dhe duhet të ishte hetuar në kushtet e flagrancës dhe prokurori politik duhet të mbajë përgjegjësi. Për palën tjetër që rrahu, bleu vota nuk është bërë asnjë veprim.

Në rast se ka fakte prova dhe provohet secili individualisht. Kush ka folur për shit-blerje votash? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara për Durrësin apo Dibrën, në gojën e Dakos apo të tjerë socialistë, përfshirë Gjiknurin apo të tjerë nuk flitet për para për të këmbyer...Qoftë Gjiknuri apo Dako nuk është gjetur që të ketë komunikuar për cështje parash, për secilin prokuroria duhet të hetojë nga i pari tek i fundit, përfshirë edhe këta të dy".

Për zv/ kryeministrin, përgjimi kur Damian Gjiknuri thotë se 'po u sjell një furgon me disa çuna problematikë' nuk është normal, por ai kujton edhe incidentet që shkaktoi grupi i Flamur Nokës në ato kohë të zgjedhjeve në Dibër. "Nuk është normale. Nëse provohet të hetohet deri në fund. Por ju, ju duket normale që ish-ministri i Brendshëm (Flamur Noka) të mbledhë një makinë me djemtë problematikë dhe të shkojë të masakrojë. Ata djemtë që thoni ju të Gjiknurit, kanë kryer ndonjë akt në Dibër?". I pyetur për rastin e shefit të komisariatit të Dibrës që kërkon nga Xhemal Qefalia transferimin në Bulqizë, ai tha se "Ai është transferuar?". 

Braçe komentoi edhe përgjimet ku është kapur banda e Shijakut dhe Astrit Avdyli që i kërkoi listën e punonjësve përgjegjësit të ujësjellësit të Shijakut për votimet. "Duhet të mësoheni që cdo njeri pa një vendim të gjykatës konsiderohet i pafajshëm (referuar Astrit Avdylit) për vitet e tjera mban përgjegjësi ai që e ka bërë, njihet edhe institucioni i rehabilitimit. Edhe pse nuk e njoh fare. Zotëria nuk flet me kryetarin e bashkisë për lekë dhe vota dhe për listën e punonjësve duhet të cohet hetimi deri në fund. Duhet ta verifikojë që ky i ujësjellësit ka hequr njeri nga puna apo jo? Nëse kanë ndodhur të vijojë hetimi".

Në fund, Braçe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, pavarësisht dekretit të Metës dhe sulmit kundër KZAZ-ve nga bashkitë që drejtohen nga opozita. "Kemi dy gjëra, së pari nuk ka përplasje, por sulme mbi institucionet zgjedhore dhe publike, mbi policinë e shtetit që është në krye të detyrës sipas ligjit. Grupe kriminale të nëpunësve të bashkive të cilat kanë përdorur mjete të dhunshme për të penguar procesin elektoral. Jam djegur materialet zgjedhore, por që janë të rikuperueshme lehtësisht për votimin.

Materialet thelbësore nuk janë cënuar. Të gjithë këta që kanë sulmuar do të trajtohen sipas Kodit Penal dhe do të marrin atë që u takon. Në 30 qershor do të ketë një proces të qartë dhe qetë zgjedhor, atje ku do të pamundësohet do të trajtohet në përputhje me ligjin. Pavarësisht angazhimit të cdo ofiqari apo mandatari për të shfuqizuar të drejtën e qytetarëve për të votuar" tha ai, referuar dekretit të Metës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dordy: 20/06/2019 18:31

    O kone je fut ne uje fare o mashtrus i vogel ti...a kelysh i vogel ti a...me kembe do te shkelim se nuk dukesh ne rruge o lepirese

    Përgjigju
  • Artani: 20/06/2019 14:34

    Si more nuk folen per pare. Harrove pergjimet a atij tipit Keshi, a si quhej, ku flitesh per 30 mije leke te vjetra per nje vote? hahhahhahahaha Nejse, se njerezit budallenje nuk jane, dhe e kuptojne se si e keni marre pushtetin.

    Përgjigju
  • Armi: 20/06/2019 14:28

    Cunat problematike qe permend Gjiknuri jane Qifi me vellezerit dhe shoke qe shkonin cdo dite nga Peq dhe Elb ne Diber ke Ymer Lala. Jane cunat problematike qe kane licence per shitjen e narkotikeve ne qarkun e Elb dhe me gjere.Votat blihen nga te fortet ne kembim te favoreve. Jane denuar me shume vite burg dhe nuk ekstradohen

    Përgjigju
  • USA: 20/06/2019 13:00

    Horrat e Braçes,Kazanet e Rames,rrugaçet e Ruçit,te pa edukuarit e Tahirit,.Kryeministri nuk e paska lare tepsise qe kur ishte ne "koalicion" me LSI paska te drejte ai plaku kur thoshte ky mbante ere kur ishte student.Pastrohu Edi siç ben kur vjen ne restorant me Sal Rusin ketu ne NY.Te kam sherbyer kemi dhe foto bashke kujtohu pak.

    Përgjigju
  • Populli: 20/06/2019 12:20

    Qesharak me e pakta. Mos prisni te dali sade fare. Ti me jep kaq e une aq, pavaresisht se jane permendur leke? (Per cfare duhen leket ne diten e zgjedhjeve), vota plus minus 1000 etj etj. As trafikantet nuk flasin haptazi por me kode (buka, pakoja, porosia) etj etj dhe jo qe denohen po rrasen ne vrimen e miut e sdalin me, jashte se ketu e kemi pare qe me nje justifikim bashkie del dhe i denuari.

    Përgjigju
  • Tropojani: 20/06/2019 12:17

    O pis o ligen nuk u flitej fare per blerje votash, por cfar flitej aty pse ju kishte marre kartat, po' ato fjale qe thoshte cdo gje ne rregull e mbylla ate muhabeti, po' jeni super pederasta, avionet u kapen me hashash ishin mushkonja,ai Zagini paska genjuer, djali i Rexhep Rajes prap i sajuar dhe ai, vllai i Fatmir Xhafes dhe ky esht rrene, puna qe keni bere ju eshte se keni goditur shtresen me te varfer Duke filluar te drita, po' turp nuk keni o ligena po' ikni se na rrujtet k..... , po' ik o konja e Fatosit, apo je rritur je bere qeni i Rames atij pederastit, ku nuk te la jashte liste ne 2013

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni