Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo. Meta duke i cilësuar marrëdhëniet e ngushta me Italinë, shprehu vullnetin për ta ngritur cilësinë e bashkëpunimit dypalësh në një nivel më të lartë, veçanërisht për sa i përket investimeve italiane në Shqipëri.
Nga ana e tij, ambasadori Cutillo është shprehur se, axhenda e tij diplomatike do të fokusohet në thithjen e grupeve më të mëdha investuese italiane në Shqipëri veçanërisht në sektorët e energjisë, turizmit, etj.
Kreu i Kuvendit duke shprehur mirënjohjen për rolin e Italisë si një partner gjithnjë në avantgardë të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, theksoi se përpjekjet e gjithë klasës politike shqiptare duhen përqendruar në avancimin e reformave kyçe si ajo e sistemit të drejtësisë, e cila do të hapë rrugën për hapjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO