Prestigjiozja “New York Times” e ka përkufizuar si një nga sulmet më të mëdha në historinë e rrjeteve kompjuterike.

Disa të tjerë e kanë quajtur si një luftë botërore virtuale.

Çfarëdo që të ndodhë, ekspertët e sigurisë kompjuterike janë të sigurtë: "Në qoftë se kjo vazhdon, mund të shkaktojë probleme për miliona përdorues në shërbimet e internetit, përfshirë dhe shërbimet themelore të tilla si email apo llogaritë bankare online”.

Bëhet fjalë për një konflikt mes dy kompanive të mëdha kompjuterike siç është ajo e “Spamhaus” që ka bazën në Gjenevë dhe në Londër dhe nga ana tjetër kompania holandeze CyberBunker.

Spamhaus, e cila ka si objektiv eliminimin e keqpërdoruesëve të internetit, e ka futur këtë të fundit në listën e saj të zezë, duke e akuzuar se ka keqpërdorur serverat për arsye jo të qarta.

Një vendim ky sigurisht i kritikuar nga hollandezët e CyberBunker të cilët thonë se ato do të ofrojnë hapësirë (host) për çfarëdolloj shërbimi, duke shmangur vetëm faqet që lidhen me pornografinë dhe terrorizmin.

Rezultati i kesaj përplasjeje ka bërë që të nisë një sulm në rang të gjarë mbi rrjetin botëror të serverave nga ana e CyberBunker, duke i mbytur burimet e komunikimit me DDoS attacks. Nga ky sulm janë prekur një pjesë e mirë e webfaqet nëpër botë, duke ngadalësuar lundrimin dhe në disa raste duke ju penguar aksesimin e tyre.

Për momentin vetëm pak shtete rezultojnë të mos jenë përfshirë nga sulmi, por nuk është e sigurtë nëse diçka e tillë do ti mbajë akoma gjatë jashtë sulmit.


Hyrja e ish bunkerit të natos, tashmë qendra e kompanisë CyberBunker
cyberbunker


Harta e sulmit në kohë reale