Dëbora e ka ‘pushtuar’ mbrëmjen e kaluar Qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra. Reshjet më të dendura të dëborës janë në Peshkopi dhe Bulqizë, të cilat janë zgjuar nën petkun e bardhë me trashësi deri në 10 cm.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike në zonat e thella, si Lura dhe Kalaja e Dodës, ku trashësia e dëborës kalon 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohet me zinxhirë.

Në Bulqizë gjatë natës ka pasur ngricë dhe dëborë në rrugë, por në mëngjes kompania e mirëmbajtjes ka hedhur kripë.

[gallery]25152[/gallery]

d.c./shqiptarja.com