Pas dëmtimit në kampionat përballë Mynih 1860, ekzaminimet pas ndeshjes kanë dhënë lajme të këqija për mesfushorin shqiptar Alban Meha.
Meha është dëmtuar në meniskun e gjurit të majtë. Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit gjerman. Meha u dëmtua në minutën e 23-të të sfidës që Paderborni fitoi 2-0 kundër Mynih 1860 .
“Mbyllet sezoni për Mehën, kthehet në fazën përgaditore” thuhet në faqen e Paderbornit.
Fantazisti do të operohet shumë shpejt në ditët në vijim duke munguar për ndeshjen më të rëndësishme të Shqipërisë përballë Norvegjisë që do të zhvillohet më 7 qershor në 'Qemal Stafa'.
Dëmtimi shton dhimbjen e kokës për trajnerin De Biasi, i cili duhet të llogarisë Norvegjinë pa katër futbollistë kryesorë si Cana, Roshi , Lila dhe tani Meha.
/Shqiptarja.com