Jam Moter Maria Kaleta, ne moshèn dhjete vjeçare kam nigjuar thirrjen e Zotit, pa dijte çka don me thene rregulltare. Kam kene vajze e vetme, por kam pase Axhen meshtare; lutjet dhe keshillat e tij me ndihmuan shume e pranaj ju kushtova kesaj rruge. Ai ishte don Ndoc Suma, i cili ka vuajtur shume ne kampet e ndryshme per 8 vjet me rradhe. Sot ndihem e lumtur kur shof se ne rreshtin e katerdhjete martireve qe jane ne procesin e kanonizimit ndodhet Ai dhe ajo grua e vetme – Marie Tuci – me te cilen ishim shoqe, edhe ajo Stigmatine.
Per 7 vjet, kam jetuar ne kuvendin e motrave stigmatine, mandej qeveria ateiste na deboi, dhe keshtu u ktheva tek prinderit e mi ne sherbim te Axhes i cili ishte ne burg siç thashe me pare. Mbas vdekjes se prinderve kam jetuar vetem, me deshiren qe te mbaja gjalle fene nder zemrat e besimtareve ne menyre te fshehte.
Zoti me mbajti me nje fe aq te gjalle saqe me shtynte t’ua dhuroja edhe te tjereve duke pagezu jo vetem femijte e fshatit, por edhe te gjithe ata te cilet me kane ardhe ne dere kur kisha sigurine se nuk do te me padisinin.
Ka shume ngjarje qe më kane shoqeru pergjate ketyre viteve ku publikisht te shfaqeje besimin. Me thjeshtesine e zemres po ju tregoj nje ngjarje. Isha tuj u kthy per ne shpi nga puna e kooperatives. Gjate rruges degjoj nje zâ qe me therriste. Nje grua me nje femije ne krah me arriti me vrapin e saj. Kerkesa e saj ishte me i pagezu foshnjen qe mbante ne krah. Nga frika, pasi qe e dija se ajo ishte gruaja e nje komunisti, i them se nuk kam me ca ta pagezoj, pasi qe jemi ne mes te rruges. Ajo, nga deshira e madhe qe kishte, me thote se kanali perbri ka uje. Une i them se nuk kam me ca ta nxjerr ate uje. Ajo vazhdonte te me lutej per pagezimin e vajzes. Une, duke pa fene e saj, hoqa opangen prej kauçuku qe kisha veshe. Me te nxora uje prej kanalit dhe e pagezova.
Fale njohjes se meshtareve kam pase fatin te mbaj ne nje komodine te Shenjterueshmin Sakramend, keshtu ne raste te njerzve te semure qe dergjeshin ne shtratin e vdekjes.
Kam kryer sherbimet e fese, nuk e di se si, ne fakt sot kur e mendoj, me duket e pabesueshme, si kemi duru ato vujtje te tmerrshme, por them me plot bindje se i madhi Zot na ka dhene forcen, durimin dhe shpresen.
Ashtu sikurse me egjren e shembelltyres Zoti priti “priti” pjekjen e plote para se ta shkulte nga gruni. Edhe pse koha qe e gjate dhe puna e kooperatives teper e vestire, prapseprap Zoti atyre qe i therret ua jep forcen e vet. Ne fakt ne fund ai mi shperbleu te gjitha vuajtjet e mia edhe ketu ne toke. Mbas sa viteve te regjimit u rihap Kisha e une pata fatin me u gjete si rregulltare, fat te cilin per sa vite e deshirova sikurse te gjithe meshtaret e murgeshat e vendit tone.
Ne ket dite fatlume nuk e dij se si mund ta falenderoj t’Madhin Zot, derisa pata fatin edhe me taku Shenjterine Tuaj, me kerku bekimin per veten, Axhen Prift e Motrat Stigmatine, per famulline ku kam lindur e famulline ne te cilen kam sherbyer deri me sot, per Ipeshkvinjte, meshtaret e rregulltaret, per mbare Kishen e popullin shqiptare. Amen
