Filmi me protagoniste showgirl, 30 – vjeçaren nga Brazili, “Non c’è 2 senza te” nuk ka patur sukses, megjithëse ende duhet pritur disa ditë për të parë se sa para do të arkëtojë në kinematë italiane.

“Non c’è 2 senza te” është një komedi që ka për regjisor, Masimo Capelli dhe një kastë aktorësh të njohur.

Dje që ishte edhe premiera, filmi ka grumbulluar vetëm 32 mijë euro.

Kësaj komedia i ishte bërë shumë publicitet, por producentët thonë se rezultati final nuk është ai që pritej.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)