Kohët e fundit këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është shprehur për mediat se do të vijë më shpërthyese se kurrë.

Këtë fakt ajo e ka bërë të ditur edhe nëpërmjet një video drejtuar fansave të saj, ku shprehet se së shpejti do të vij me një hit të ri.

E në fakt duket se Duffy është vërtetë duke punuar shumë për të mbajtur premtimin për fansat e saj.

Në këtë foto e shohim bukuroshen në një studio regjistrimi duke përshëndetur fansat me një puthje.

Si gjithmonë ajo dukej mjaft tërheqëse ndonëse nuk kishte vendosur shumë make-up.

(xh.k/shqiptarja.com)