Ajo është shprehur për mediat kosovare se kjo këngë vjen si një dedikim për një person të veçantë të cilin ajo nuk ka dashur ta zbulojë.
“Tekstin e këngës e kam bërë unë në bashkëpunim me Shpat Dedën, ndërsa muzika është realizuar nga Luro.
Jam mjaft e kënaqur nga ky projekt muzikor, nga i cili kam marrë dhe vazhdoj të marr kritika pozitive.
Kënga i kushtohet një personi shumë të veçantë për mua”, ka thënë Zeqiri.
Këngëtarja ka premtuar se viti 2013 do të jetë shpërthyes dhe plot projekte muzikore për fansat e saj.
(xh.k/shqiptarja.com)