Dafina Zeqiri nuk bie më në dashuri

Dafina Zeqiri nuk bie më në dashuri
 Këngëtarja e talentuar  Dafina Zeqiri, duket se ka kërkuar pushim nga romancat e mundshme, për t’iu përkushtuar më shumë projekteve.
 
Ishte spekuluar se Dafina Zeqiri pasi i ka dhënë fund lidhjes me Dj Blunt, kishte hyrë në një lidhje të re.
 
Seven Saraqi, këngëtari i ri i muzikës RnB është shfaqur në disa fotografi me këngëtaren seksi, duke nxitur spekulime për një lidhje të tyre.
 
Por, emisioni Prive në Klan Kosova ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
 
Edhe Dafina edhe Seveni kanë pohuar se ata janë vetëm miq shumë të mirë.
 
Më tej thuhet se Dafina Zeqiri gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, ku edhe është parë e shoqëruar nga Seveni, po punon në projekte të reja me të cilat do të befasojë fansat e saj.
 
 
(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot