U ekstradua në Tiranë, Daily Mail: Ja si Gentian Doda arriti të qëndronte për 13 vite në Britani

 U ekstradua në Tiranë, Daily Mail: Ja si Gentian Doda arriti të qëndronte për 13 vite në Britani

"Daily Mail" i ka kushtuar një artikull Gentian Dodës, i cili u ekstradua sot në Tiranë nga Anglia, ku shkruan për bëmat e kriminale dhe se si arriti të hynte dy herë ilegalisht  në Britani. Një operacion sekret mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 Maj 2019.

Pavarësisht se cilësohej si një nga të dyshuarit më të kërkuar nga policia britanike, ai arriti të qëndronte në këtë vend për 13 vjet, shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se herën e parë  ai u ndalua vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi drejt Los Angeles me pasaportën false.

Doda u deportua dhe pasaporta e tij u konfiskua  katër vjet më vonë shkruan “Daily Mail" pasi i kishte dhenë ryshfet një gjykatësi në Shqipëri për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndroi edhe për dy vjet të tjerë.

Emri i Gentian Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i paguar nga Doda për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve, njëri prej tyre kushëri i gjyqtarit Miri. Ish gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë. Kritikët në Britani paralajmëruan se çështja e Dodës ngre pyetje të reja në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.

Në artikullin e saj, "Daily Mail" shkruan se 40-vjeçari Doda është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, Doda në atë kohë18-vjeç,  i zuri  pritë një udhëheqësi  të bandës rivale dhe hapi zjarr. Rivali Asllan Gjoka  dhe një kalimtar u vranë. Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. Në 2004-ën mori shtësinë britanike.

Një vit pasi u pajis me pasaportë ai u arrestua në Londër për prishje të qetësisë publike, por sërish autoritet londineze dështuan të mësonin identitetin e tij të vërtetë.

Në 2009-ën ai u shpall  një ndër 16 personat më të kërkuar në Britani, teksa ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe 2 herë në Shqipëri me një emër fals.

Doda u kap më  në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi u zbulua se nuk ishte në gjendje të shqiptonte emrin Mitrovica, qyteti kosovar nga i cili pretendonte se vinte ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai  ishte rritur, shkruan Daily Mail.

Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë duke i dhënë rryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ia uli dënimin.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi përsëri në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.Në fund ai u arrestua në Londër më 6 Maj 2019. Përpara Gjykatës së ekstradimeve ai ka pranuar të kthehet në Shqipëri për t’u përballuar me akuzat e reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan