Tabloidi britanik, Daily Mail, ka shkruar për koston e shezlongeve në destinacione të ndryshme të njohura evropiane duke paraqitur një raport, ku arrin deri në shifrën deri 700 euro.
Ata kanë shkruar se klubet e mbyllura në destinacionet italiane të Capri, Sardenjës dhe Positano dhe vendpushimet spanjolle të Majorca dhe Ibiza paguajnë deri në 685 € për një vend në diell.
Klubet e plazhit në vende të njohura janë bërë një zgjedhje popullore për të famshëm, turistët e pasur dhe influencuesit e dashur të lumtur të paguajnë aq sa duhet për një ditë ekskluzive në një plazh privat larg turmave.
Turistët po detyrohen të paguajnë më shumë se kurdo herë tjetër për të kaluar pushimet e tyre, duke vazhduar që tek hoteli dhe deri tek shezlonget. Kjo gjë vjen pasi turistët Britanik në Costa Del Sol janë duke luftuar për një shezlong këtë verë, të cilët po qëndrojnë në radhë deri në dy orë për të gjetur një vend pranë pishinës.
Arienzo Beach Club në Positano ishte ndër klubet më të shtrenjta të plazhit të gjetura në investigimin e mediave britanike sot. Kushton 685 euro për një “eksperiencë VIP” që përfshin një krevat dielli, çadër, ujë, meze, pjatë kryesore dhe një shampanjë vintage Dom Perignon.
Gjithashtu në një ndër plazhet e Sardenjës, Nikki, për një shezlong kushton 500 € për dy deri në tre persona, ku në ccmim përfshihet edhe një shishe shampanjë.
Natyrisht, udhëtarët do të përballen edhe me kosto shtesë, me faturat e bareve në klubin Nammos në Mykonos, ku shkojnë të gjithë të famshmit, që rregullisht i kalojnë 100 mijë £ falë shitjes së shampanjës Cristal Exclusive Limited Edition nga Franca për 55 mijë £ dhe një shishe shampanjë Cristal Rose Vintage 2007 për 32 mijë £.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim
15 Gusht, 13:24
-
Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Gjipesë, nën hetim 4 persona në Himarë! Sekuestrohen 190 shezlongë dhe 95 çadra
22 Korrik 2023, 11:42
-
Durrës/ Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Golemit dhe në ‘Sektor Teuta’, sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë! Nën hetim administratorët
21 Korrik 2023, 13:42
-
Sezoni turistik, policia vijon kontrollet në bregdet! Ndëshkohen zaptuesit e hapësirave publike në Vlorë, çmontohen çadra dhe shezlongë
17 Korrik 2023, 14:29
-
VIDEO/ Sarandë, policia 'pastron' plazhin ‘Pasqyrat’, hq shezlongjet dhe çadrat pa leje
15 Korrik 2023, 10:44
-
VIDEO/Durrës, zaptuan plazhin publik pa leje, policia heq 836 shezglongë dhe çadra në zonën e Porto Romanos
24 Qershor 2023, 13:14
-
‘Bregdeti i lirë i Himarës’, sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë! Nën hetim dy administratorët
24 Korrik 2022, 11:19
-
Zaptuan plazhin publik me çadra e shezlongë te Pema e Thatë në Ksamil, sekuestrohen 550 shezlongë, në hetim 3 persona
21 Korrik 2022, 14:58
-
Sezoni veror nis me sherr për shezlongët, u zunë për vendosjen e çadrave të plazhit në Durrës, 3 persona në hetim
2 Qershor 2022, 13:26
-
Aksidente dhe shezlongë të vendosur pa leje në bregdetin e Tales, policia e Lezhës arreston 2 persona dhe procedon penalisht një tjetër
14 Gusht 2021, 10:03
-
Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit 'ngulin' çadrat personale dhe shijojnë detin
13 Korrik 2021, 10:01
-
Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me 140 shezlongë dhe 80 çadra, në hetim pronari i biznesnit (EMRI)
7 Korrik 2021, 08:50