Daily Mail shkruan lajm për Elvana
Gjatën, si arritën t'i vjedhin telefonin

Daily Mail shkruan lajm për Elvana<br />Gjatën, si arritën t'i vjedhin telefonin
Elvana Gjata ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes britanike “DailyMail” jo për zërin dhe performancën e saj në skenë, por për një ‘gafë’ që e ka futur në grackën e disa adoleshentëve, të cilët kanë mundur të hyjnë në privatësinë e saj pak ditë më parë.
 
“Këngëtarja që u bë e famshme në Shqipëri falë një talent show bie e pre e hakerave pasi gjetën përgjigjen e pyetjes së sigurisë ‘çfarë pune do të bësh?’: Këngëtare.” Ky ka qenë titulli çuditërisht humoristik që i është vendosur artikullit.

Pyetja naive dhe  përgjigja shumë e pritshme, kanë tërhequr vëmendjen e gazetarëve britanikë që kanë zgjedhur ta publikojnë rastin, duke dhënë më pas edhe detaje të tjera të ngjarjes.

Mes të tjerash ata kanë bërë dhe një përmbledhje të shkurtër të karrierës së Elvanës. Siç thonë, ‘nuk ekziston diçka e tillë si publiciteti i keq’, me siguri një artikull i tillë, pavarësisht arsyes pse u shkrua, do ta ndihmojë këngëtaren 28-vjeçare në nismën e saj për t’u njohur ndërkombëtarisht.
elvana gjata
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë