TIRANE - Pas pafajsisë të fituar një muaj më parë në Gjykatën e Tiranës ish kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti merret sërish i pandehur nga Prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Vetë Dajti ka qenë i pranishëm këtë të premte në Gjykatën e Tiranës ku ndaj tij ka nisur procesi për shpërdorim detyre, e njëjta akuzë si në proçesin e parë që ai fitoi pafajsinë. Dajti u kallëzua nga një kompani private për për prishjen e një objekt me leje në zonën bregdetare të Durrësit.
Por këtë akuzë Zyhdi Dajti gjatë fazës së hetimit në prokurori e ka mohuar duke deklaruar se ai ka zbatuar një vendim prishje të marrë nga institucionet lokale.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com