Daka për A1Report: Procesi i qetë
pjesëmarrja, ka rënie me afro 10%

Daka për A1Report: Procesi i qetë<br />pjesëmarrja, ka rënie me afro 10%
PRISHTINE - Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zzgjedhjeve në Kosovë në një intervistë e ekskluzive për A1Report thotë se deri tani situata e zgjedhjeve është e qetë dhe procesi po shkon mirë. 

“Unë me kënaqësi them se deri më tani procesi po shkon jashtëzakonisht mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem i cili vlen të theksohet. Nga shtabet zgjedhore dhe qytetarët ka shumë pak ankesa”, ka thënë Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zzgjedhjeve në Kosovë në një intervistë e ekskluzive për A1Report. Ajo thekson se ka një ulje të pjesëmarrësve në votime në krahasim me zgjedhjet e tjera. Sipas Dakës pjesëmarrja në votime ka rënë me afro 10%. Ndërmjet 30 subjekteve politike të regjistruara me mbi 1 mijë e 200 kandidatë synojnë të sigurojnë përfaqësim në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Rreth 100 prokurorë janë në terren gjatë tërë ditës për të ndjekur çdo parregullsi, ndërsa për sigurinë po kujdesen policia e Kosovës, ajo e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Zgjedhjet e parakohshme pasuan vendimin e parlamentit për t’u shpërndarë në fillim të muajit maj, pas dështimit për të siguruar shumicën e votave për miratimin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri në këto zgjedhje, shënon herën e parë të votimit në zgjedhjet e përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Pesë parti politike serbe janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, pjesëmarrje e mbështetur edhe nga Beogradi pavarësisht qëndrimit të tij kundër pavarësisë së Kosovës. 

Më poshtë intervista e plotë e kryetares së KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka dhënë për A1 Report:

Si paraqitet situata deri në këto momente për të gjithë Kosovën në të gjithë qendrat e votimit. Si ka shkuar ky proces? A ka pasur problematika ose jo dhe nëse ka patur sa shqetësuese janë ato?

Unë me kënaqësi them se deri më tani procesi po shkon jashtëzakonisht mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem i cili vlen të theksohet. Kjo vërehet edhe për faktin se ka shumë pak ankesa dhe shumë pak qytetarë që ankohen për procesin zgjedhor. Aq më tepër nga shtabet zgjedhore ka shumë pak ankesa, pothuajse fare. Dhe kjo tregon se procesi po zhvillohet në rregull dhe kështu pritet të përfundojë.

Zonja Daka duke ju referuar 38 komunave, a kemi një rritje të përqindjes krahasuar me vitet e kaluara të pjesëmarrjes së votuesve dhe pak a shumë sa është kjo rritje?

E vërteta në fakt është se kemi rënie të daljes së votuesve në këto zgjedhje. Sigurisht që kjo mbetet temë e analistëve për të parë se pse është kjo rënie apo presin ndoshta deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Sa është përqindja e rënies?

Diku tek 10% edhe pse numrin e saktë të votuesve do ta marrim vesh në orën 19:00

A ka gjasa që të zgjatet procesi i votimit?

Procesi i votimit nuk ka gjasa që të zgjatet përveç në ato qendra votimi ku qytetarët janë në qendrat e votimit dhe atyre do tu lejohet që të futen dhe të votojnë.

Si po shkon procesi i votimit në komunat në veri të Kosovës? Si është numri i votuesve?

Pjesëmarrja është në rritje. Pra aty kemi një rritje të numrit të votuesve në krahasim me vitin 2010. Mos të harrojmë që në 2010 nuk ka pasur fare dalje në zgjedhje, pasi aty janë me shumicë minoriteti. Kështu që tashmë mendoj se është normale që të ketë një rritje krahasuar edhe me komunat e tjera ku ka rënie.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS