“Ne jemi të përgatitur për zgjedhje të parakohshme sepse çdo palë zgjedhje që mbahen para muajit dhjetor janë të parakohshme. Por, nëse reforma mbaron shpejt, është një sfidë e madhe për ne. Na duhet një kohë e caktuar sepse na duhet kohë për trajnimin e stafit, harmonizimin e legjislacionit dhe shumë gjëra tjera teknike. Është çështje sfiduese”, tha për "RTK", kryetarja e KQZ, Valdete Daka.
Sipas saj, ajo dhe institucioni që ajo drejton nuk ka indikacione për datën se kur mund të mbahen këto zgjedhje.
“Të gjitha janë çështje politike. Neve nga intereson data e zgjedhjeve për të qenë sa më të përgatitur”, tha tutje Daka.
“Ndoshta do të ketë ndryshim të vogël teknik, por jo ndryshim substancial”, u përgjigj ajo në pyetjen sa sa do të jetë e thellë reforma zgjedhore.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)