Kryebashashkiaku Dako në një takim me banorët e komunitetit rom u shpreh ndër të tjera se do të ketë projekte konkrete për të përmisuar cilësinë e jetës së vështirë të këtij komuniteti. Kandidati socialist ritheksoi sërish zotimin e tij se mandati i ardhshëm në krye të bashkisë do të jetë mandati i njerëzve në nevojë.
“Kemi punësuar shumë njerëz nga komuniteti juaj në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit, dhe ndermarrje të tjera, që çdokush nga ju të ketë mundësi që me punë të ndershme të mbani familjet tuaja. Unë ju garantoj që ky mandat do të jetë mandati i mbrojtjes së njerëzve në nevojë. Do bëjmë të pamundurën, do trefishojmë fondin për familjet në nevojë, do të trefishojmë shërbimet për familjet në nevojë në qytetin e Durrësit” – është shprehur Dako.
Më tej, Dako është zotuar se investimet e realizuara deri më tani në Durrës do të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit rom e egjiptian që jeton në qytetin bregdetar dhe në mandatin e ardhshëm, ekipi që ai drejton ka projekte konkrete në drejtim të rritjes së aksesit te shërbimet sociale.
“Në Qendrën Komunitare të ndërtuar në NISH-Tulla, do të shtojmë personel që të jemi në shërbim të komunitetit që jeton në atë zone”, - tha Dako, duke theksuar se “do të vazhdojmë punën tonë me projekte konkrete, me ndërtimin e banesave sociale, një plagë aq të mprehtë për komunitetin tuaj, si dhe shumë projekte të tjera të parashikuara për t’u zbatuar përgjatë mandatit të ardhshëm“, u shpreh Dako gjatë fjalës së tij.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com