Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit: Kthupi: Marrëveshja ‘Rama-Berisha 2’! Caca: Për punë ditësh Alibeaj spostohet si bashkëkryetar i ‘Zgjedhores’

Dakordësinë e arritur mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend, të ftuarit në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv e konsideruan si një marrëveshje “Berisha-Rama 2”.

Duke theksuar se Basha është lënë jashtë loje, avokati Përparim Caca tha se marrëveshja e sotme ka në thelb komisionin e Reformës Zgjedhore, ku sipas tij pas disa ditësh Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më bashkëkryetar.

“Nuk është marrëveshje mes shumicës së grupit parlamentar të opozitës me mazhorancën. Është marrëvëeshje mes Berishës dhe Ramës, të tjerat janë përralla. Madje Bardhi tha se para takimit kishte biseduar me Berishën. Është marrëveshje mes Berishës dhe Ramës. Pjesa tjetër që është shumë e rëndësishme është se nuk është për komisionet parlamentare por për zgjedhoren. Punë ditësh do e keni që spostohet Alibeaj dhe vjen Bylykbashi Të dyja palët nuk duan listat e hapura. Dy grupimet më të mëdha nuk duan listat e hapura, do ketë ca arnime të vogla por në fund do jetë reformë pa lista të hapura”- tha Caca.

I të njëjtit mendim ishte Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i cili tha se partia Demokratike zyrtare do të vijojë me qëndrimet e saj sa i takon propozimeve të bëra në komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Kjo është marrëveshja Rama Berisha2. Ne kemi shkuar në komisionin e Reformës Zgjedhore me propozime publike. Kemi kërkuar nga të gjitha palët që të shprehen në raport me këto propozime. Sa kohë komisioni vazhdon të jetë funksional, do përpiqemi që të dalë me një produkt”- u shpreh Kthupi.

Më tej Kthupi shtoi se qëllimi i Berishës ishte të konsiderohej palë me në tryezë dhe jo ardhja në pushtet.

“Këta nuk duan të vijnë në pushtet e të fitojnë zgjedhjet por të konsiderohen palë. Ky është objektivi i Berishës. Nuk ka rëndësi produkti. Qëllimi i Berishës ishte të konsiderohej si pala në tryezë”- u shpreh Kthupi.

Ndërsa avokati Caca shtoi se në fund, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në Kodin Zgjedhor pasi 2 grupimet e mëdha nuk duan lista të hapura.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/03/2024 00:54

    Quajeni me mire marreveshja nr-2 e maskarenjve dhe dallkaukeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë