Reforma Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj për Report Tv: Pazar mes Berishës e Ramës, i japin PS mandatin e 4! Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit

TIRANË- Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj ishte zëri më i ashpër që kundërshtoi draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS. I vetmi që votoi kundër këtij ‘pazari’ në Komisionin e Ligjeve, i ftuar në Report Tv ai thotë se ndryshimet janë një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se gjithçka është bërë për t’i dhuruar Ramës mandatin e 4 në tavolinë.

"Nuk ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. U bë 8, 9 muaj, një pazar mes Berishës dhe Ramës. Për ti dhuruar Ramës mandatin e katërt në tavolinë pa zgjedhje. 3 ishin kërkesat që depozitova 3 muaj më parë. Shqipëria një zonë, vota e diasporës efektive dhe listat e hapura. Shqipëria një zonë për një arsye të thjeshtë, për barazinë e votës. Një votë Vlorë vlen shumë se një votë në veri. Siç është e ndarë Shqipëria në 12 qarqe, gara bëhet për ato 12 mandatet e fundit në secilin qark. Këto i merr partia më e madhe, sot është PS. Ndaj ajo se çfarë ndodhi dje, u la në fuqi ndarja e Shqipërisë në 12 zona. 12 mandate PS e Ramës i merr qyl. I merr nesër, futet në zgjedhje me rezultatin 12 me 0. Përdor buxhetin, përdor patronazhistë, gjithçka. Merr dhe 12 mandate", tha deputeti Alibeaj. 

Sa i takon ndryshimit që pritet të bëhet me listat, ku 1/3 do jetë e mbyllur, Alibeaj thotë se deputet do bëhet lëpirësi i kryetarit. Alibeaj u shpreh se propozimi për 1/3 e listës dhe lënien e sistemit po kështu si në 2008 erdhi nga Bylykbashi, pra nga Sali Berisha.

"Gjiknuri tha se ishte propozimi i Bylykbashit, i Berishës. Pro-pozimi për 1/3 dhe lënien e sistemit kështu ishte i Bylykbashit pra i Sali Berishës. Në 2021 i morën në mënyrë parazitare dy partitë e mëdha, PS mori 6 apo 7, PD 3 apo 4. Është deformimi i sistemit. Në konfigurimin aktual, PS është [parti e parë në çdo qark. Do marri 12 mandate", tha Alibeaj në Report Tv.

Sipas Alibeajt, me këtë marrëveshje parlamenti i ardhshëm do kthehet në ushtri kukullash të dy kryetarëve.

"Kanë bërë një sistem, 1/3 është e fiksuar. Ata që vendosen këtu nuk i nënshtrohen votës parapëlqyese. Mund  të bëhen deputetë edhe me 0 vota. 47 deri 48 mandate bëhen deputetë vetëm se i cakton kryetari i partisë. Me rezultatin e 2021, jo 47 po plot 96 deputetë janë të emëruar nga kryetari. Ngelen vetëm 44 që zgjidhen nga zgjedhësit. Parlamenti i ardhshëm do jetë jo me 140 deputetët, por vetëm me 2, kryetarët e partive. Pjesa tjetër një ushtri kukullash. E kanë kthyer në sistemin e listave të mbyllura të 2008. Ajo që u miratua mbrëmë bie ndesh me Kushtetutën. Të paktën thuhet në Kushtetutë listat janë të hapura. Nëse dikush mbyll listat, le ta bëjë partia, por jo të detyrojë shqiptarët të bëjë një zgjedhje të caktuar", u shpreh Alibeaj. 

PS dhe PD kanë arritur një konsensus për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë votimit të diasporës, por edhe hapjes së një pjesë të listës së deputetëve. Drafti i përbashkët kaloi në Komisionin e Ligjeve, ndërsa nesër pritet të miratohet në Kuvend. Ndryshimet parashikojnë votim parapëlqyes në 2/3 e kandidatëve, ndërsa 1/3 e fiksuar nga partia do të ketë prioritet në marrjen e mandatit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Kodi i ri zgjedhor/ Deputeti i PS: Do ketë garë, më pëlqen! Nëse një deputet punon 4 vite nuk ka pse të ketë frikë

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu foli për Studio Live në lidhje Skype nga Parlamenti ku shpjegoi dakordësinë mes PS dhe PD për kodin e ri zgjedhor.

'Ne patëm një seancë të gjatë tek Ligjet dje. U diskutua dakordësia mes PS dhe PD, quajmë si arritje votën e diasporës. I japim mundësi emigrantëve shqiptarë, kanë të drejtë të votojnë për udhëheqjen e vendit.ne vendosëm që 1/3 e listës të jetë e mbyllur. Mendimet ishin të ndryshme. Idealja, për mua do ishte e gjithë lista e hapur. Na takon kur shumica vendos dhe palët bien dakord, si pjesë PS kam konkurruar dhe kam ardhur në parlament. E besoj këtë garë, më pëlqen. Ka sens, kuvendit dhe parlamentit i duhen njerëz me eksperiencë, që nuk e kanë kohën e mjaftueshme të punojnë në terren.'

Deliu nuk ka qenë tek grupi negociator, por sipas tij marrëveshja ka pasur edhe dakordësinë  e dy kryetarëve të partive dhe të deputetëve negociues.

'Nuk kam qenë te grupi negociator. Është diskutuar me kryetarët e partive, me grupin e punës. Në 2021 kemi vetëm 3 veta që e thyen herësin. Ndërsa me këtë llogari futen me votë preferenciale 40 e ca deputetë. Nëse një deputet punon 4 vite, mendoj se në të dyja rastet nuk ka pse të jetë i frikësuar. Nëse do jetë në listën e mbyllur, është me eksperiencë dhe do mbështes partinë. Nëse është i ri, do jetë tek pjesa preferenciale do duhet të bindi më shumë.'

Deliu së fundmi shtoi se me sistemin aktual çdokush që punon dhe përpiqet ka shansin tja dalë për të qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

'Vij nga një mision i pamundur, isha i parafundit në listën e Durrësit në 2021 dhe ja ku jam sot falë votës preferenciale.'

Ora 18:12
1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në Report Tv ka komentuar draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PS dhe PD. Kume tha se 1/3 e listës së mbyllur është dakordësuar me qëllim që drejtuesit e partive politike të mos humbasin fuqinë.

"Nëse në 2021 ishin 3 kandidatë që thyen herësin 10 mijë, nëse do bëheshin llogaritjet sipas këtij rregulli, do kishim 48 deputetë të ardhura nga vota parapëlqyese.  

Siç u votua në 2021, si fillim do votosh partinë, pastaj kandidatin. Në listën e kandidatëve do rreshtohen vetëm kandidatët që janë poshtë 2/3. Pazar që bëjnë partitë politike, me përjashtim të grupit që drejtohej nga Basha. Ka në kuvend propozime të grupeve të tjera që të njëjtën gjë kanë kërkuar, hapjen e listave 2/3.

Humbasin drejtuesit e partive, humbet fuqinë që të thotë ti do jesh deputet dhe s’ka nevojë të lëvizësh nga karrigia. Humbet fuqinë lidershipi i partisë që i vihet në pikëpyetje mandati.

A sjell kjo deformim të vullnetit të qytetarëve. Nuk sjell deformim, mazhorancës nuk i jep asnjë mandat. Hapja e listës 100% apo 2/3 nuk është ajo që i jep më shumë mandate partisë politike. Nëse duam të bëjmë reformën zgjedhore, këtë duhet të trajtojmë, kemi sistem proporcional me 12 njësi zgjedhore, të ndryshohet numri, të kalohet në 4 për të mos patur probleme me Kushtetutën", tha Kume në Report Tv. 

Ora 18:02
Vota e diasporës, Alibeaj për Report Tv: Hi syve emigrantëve! Një thes me zarf që e sjell postieri i Ramës

 

‘Hedhje hi syve emigrantëve’ e quan deputeti Enkelejd Alibeaj dakordësinë mes PD dhe PD për votën e diasporës. I ftuar në Report Tv, Alibeaj thotë se nuk ka garanci për votën e emigrantëve, ndërsa e quan një thes me zarfe që e sjell postieri i Ramës.

"Hedhje hi syve emigrantëve. Të gjithë biem dakord për faktin që sot jashtë territorit të Shqipërisë janë gjysma e shqiptarëve që votojnë, edhe pse të dhënat e censit nuk dolën të qarta. Kanë ikur në këto vite ku qeverisja është e Ramës. Kjo është një masë e madhe votuesish e aftë që po ti krijosh kushtet mundet ndryshojë dhe të bëjë përmbysjen e qeverisë brenda vendit. Për këtë arsye nuk e do as Rama e as Berisha. Më behet qejfi që teorikisht do të mund që emigrantët do mund të hedhin një zarf te kutia postare, por a është kjo vërtetë një votë? Që vota të jetë e tillë duhet të ketë element garancie. Që emigrantët të regjistrohen dihet të kenë një adresë vendbanimi. Vota me postë paguhet në emigranti. Posa e shpejtë kushton, jo më pak se 50-60 dollarë ose euro. I vendosim edhe gjobën, pagesa që duhet të bëjë për zarfin. Ca garancie ka që vota që ka hedh është vullneti i tij i lirë. Defektet më të mëdha janë shitblerja e votës, votimi familjar, shantazhi, pengimi për të votuar.

Ca garancie ka që patronazhisti i Ramë me çantë me euro i hipën avionit dhe u thotë na kaq para dhe votoni Edi Ramën, ose ju të tjerët mos votoni hiç. Nuk është një kuti e mbyllur me vula, është thjesht një thes me zarf që e sjell postieri i Ramës dhe vjen këtu ta numërojë numëratori i Ramës.

Shqiptarët atje të votojnë si shqiptarët këtu, proces regjistrimi që s’duhet të tregojnë nëse kanë adresë apo jo, me letra apo jo,. Të tregojnë që kanë një kartë identiteti dhe të tregojnë që janë jashtë vendit. Të mbyllej 6 muaj para ditës së zgjedhjeve ky proces. Pas numrit të madh të zgjedhësve, shteti merr përsipër që të ngrejë vend votimi biometrik për shqiptarët atje", tha Alibeaj në Report Tv.

Ora 17:45
Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit! Çfarë halli ka Berisha që do t’i fshehë kandidatët?

Një pazar mes Ramës e Berishës e quan deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj draftin e ri për ndryshimet zgjedhore që pritet të miratohet nesër në Kuvend. Alibeaj, i ftuar në Report Tv thotë se deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit të partisë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Alibeaj thotë se Rama e Berisha kanë të njëjtën hall që detyrohen të fshehin deputetët në listën që do përzgjidhet prej tyre.

"Ndarja në 12 qarqe dhe aplikimi i formulës aktuale për shpërndarjen e mandateve i jep mundësinë partisë më të madhe që ka mundësi të marrë mandatin e fundit, të 36 në Tiranë, 14 në Durrës, 3 në Kukës etj. LSI në 2021 mori 100 e ca mijë vota dhe mori 3 mandate, PSD mori 33 mijë vota dhe mori 3 mandate. PD është më e dobët se në 2021. Duhej të riktheheshin koalicionet parazgjedhore. Bylykbashi erdhi me flamurin e madh që do i kërkojmë, por duhej bërë një ndryshim kushtetues, dje në komision askush nuk përmendi koalicionet parazgjedhore. Mënyra e dytë ishte vetëm me ndërhyrje ligjore, Shqipëria 1 zonë, ose deri në 4 zona. Kjo do ta kthente në një proporcional pothuajse kombëtar dhe do eliminonte përfitimin e këtyre mandateve qyl.  

Zgjidhet deputet ai që ka qenë lëpirësi i kryetarit. Kush janë ata deputetë që iu fshihen shqiptarëve. Gjysmën e deputetëve Rama i ka me dosjen e SPAK, s’kuptoj hallin e Berishës me shokë. Ca qenkan këta që ia fshehin shqiptarëve përfaqësuesit e tyre. Do të thotë që qenkan në të njëjtin hall. Kjo është tallja më e madhe që është bërë me këtë sistem. Nxjerr jashtë loje të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre, me këtë sistem ke vendosur një perde të madhe ligjore, o merr këta o s’ke asgjë. Ky është kurthi i madh që bënë dje dhe duan ta votojnë nesër. Dje s’ka qenë Pazar vetëm për kodin zgjedhur, por për ti dhënë Ramës mandatin e katërt në tavolinë", tha Alibeaj në Report Tv. 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave