Dakota Johnson, vajza e Melanie Griffith
 arrin famën vetëm me “50 hijet e Greit”

Dakota Johnson, vajza e Melanie Griffith<br /> arrin famën vetëm me “50 hijet e Greit”
Ndonëse nuk është publikuar ende në kinema prodhimi kinematografik “50 hijet e Greit” është një nga filmat më të diskutuar të momentit.

Gjithashtu mjaft përshtypje në  media ka lënë edhe aktorja Dakota Johnson, e cila nuk ka qenë një emër i njohur në kinematografi. Por mesa duket me pranimin e këtij roli ajo ka bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e saj.

Ndonëse ajo është vajza Don Johnson dhe nëna e saj është Melanie Griffith, sërish ajo nuk ka qenë një emër I njohur në kinematografi.

Megjithatë vetëm gjatë këtij muaji është bërë imazhi kopertinës së revistës prestigjioze “Vogue”, kopertinën e së cilës e kanë prekur emra mjaft të njohur të kinematografisë si Angelina Jolie, Jennifer Aniston, Sandra Bullock, Gwyneth Paltroë dhe Renée Zellweger etj.

Mbetet ende për tu parë sesi do të jetë performanca e saj në këtë film kaq të pritur dhe mjaft të diskutuar.

dakota johnson

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës