Daliç: Sa më shumë luajmë, aq më të fortë bëhemi

Daliç: Sa më shumë luajmë, aq më të fortë bëhemi

Zlatko Daliç

Zlatko Daliç nuk mundi dot t’i thoshte të gjitha pas ndeshjes së fituar me Anglinë dhe trajneri i Kroacisë u shfaq sërish i përlotur përpara gazetarëve .

“Në finale mbërritën dy skuadrat më të mira. Mendoj se merituam të fitonim. Ishim skuadra më e mirë në pjesën e dytë dhe shtesë. Ne i respektojmë gjithnjë kundërshtarët dhe presim ta bëjnë edhe ata. Ndoshta skuadra angleze dhe media nuk treguan shumë respekt ndaj nesh. Ky mund të ketë qenë një motivim ekstra”

 Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç

“Nuk kam frikë për bllokimin e Modriçit, sepse kemi zgjidhje të tjera. Por do jem i lumtur nëse Luka fiton për atë që ka arritur në karrierë me klubin dhe kombëtaren. Mendoj se e meriton Topin e Artë për ndeshjet e tij këtë Botëror. Messi për mua është ende lojtari më i mirë në botë, por të gjitha këto skuadrat favorite shkuan shumë shpejt në shtëpi.”

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç

Daliç thotë edhe një fakt interesant, që Kroacia ka bërë një ndeshje më shumë në këtë Botëror, pasi 3 herë ka shtuar më shtesë:

“Sa më shumë që luajmë, aq më të fortë bëhemi. Jemi i vetmi ekip i Botërorit që thuajse po bëjmë 8 ndeshje këtë turne. Ky është motivim. Unë u jam mirënjohës të gjithëve atyre që më kanë mësuar, por përfundimisht kam ndërtuar stilin tim.”  

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'