Dalin biletat, ja sa kushton për të
parë Skënderbeun në Champions

Dalin biletat, ja sa kushton për të<br />parë Skënderbeun në Champions
Nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo, lajmi konfirmohet nga klubi kampion i Shqipërisë.
 
“Dëshirojmë t’iu njoftojmë se kanë mbërritur në këto momente biletat e ndeshjes K.F Skënderbeu-Dinamo Zagreb. Biletat e ndeshjes do të dalin nesër në shitje në Korçë, në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit, në stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” dhe në pika e shitjes pranë “Elbasan arena”.
 
Çmimet e tribunës VIP kanë vlerën e 6000 lekëve (të rinj), të cilat kanë të përfshirë kateringun dhe pijet falas.
 
Në tribunën kryesore, ato variojnë nga 2000 lekë deri në 4000 lekë (të rinj).
 
Tribunat pas porte (konkretisht ato C1, C2, C3, G1, G2, G3) janë 300 lekë (të rinj), ndërsa D dhe F kushtojnë 500 lekë (të rinj).
 
Ndersa në sektorin E, bileta vlen 600 lekë (të rinj).
 
Transporti do të jetë falas dhe pa limit për të gjithë tifozët korçarë”, thuhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut.
 
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos do të zhvillohet më datë 19 Gusht në “Elbasan Arena”.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën