Dalin biletat për Serbinë, siguri
maksimale nga policia dhe SHISH

Dalin biletat për Serbinë, siguri<br />maksimale nga policia dhe SHISH
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje sonte biletat për ndeshjen e vlefshme për ndeshjen me Serbinë që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan.

Biletat do të jenë të personalizuara dhe tifozët do të kontrollohen në mënyrë të imtësishme për të shmangur incidentet që ndodhën në Serbi.

Nga 12.500 vende që është kapaciteti i stadiumit të Elbasanit një pjesë janë rezervuar nga administrata shtetërore, ndërsa me pjesën tjetër do të bëhet mjaft kujdes për personat që do të futen. 

Policia, SHISH dhe FSHF prej muajsh kanë filluar punën për përgatitjen e ndeshjes ndaj serbëve. Nëse Shqipëri fiton me Serbinë dhe Danimarka humbet në Portugali, kualifikohemi.

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim