Çorapet që Michael Jackson mbante veshur në performancat e tij pritet të shiten për 1 milion dollarë në ankand.
Këngëtari u shfaq për herë të parë veshur me çorapet e kristalit në vitin 1983 kur performoi këngën “Billie Jean”.
Kompania e ankandeve “GottaHaveRockandRoll” po i ofrojnë çorapet e Jackson si pjesë e koleksionit të tyre të Frank DiLeo, shoqëruar me një letër që këngëtari legjendar ka shkruar.
Ato do të vijnë bashkë me një çertifikatë origjinaliteti dhe një letër nga bashkëshortja e Frank që konfirmon se Michael i veshi çorapet për debutimin e kërcimit të tij të famshëm.
Nga një vështrim në ‘ëebsite-n’ ku ato shiten vihet re se shuma më e vogël e ofruar është 100 mijë dollarë dhe mund të arrihet edhe në një vlerë prej 2 milionë dollarësh.
Fansat që nuk kanë mundësi të blejnë çorapet e Jackson, mund të marrin diçka tjetër të këngëtarit, duke përfshirë çmimet e tij prej platini dhe ari.