Dalin pamjet, godina e Bankës së Shqipërisë ndër vite, njihet si arritjet arkitekturore

Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë në Tiranë është një nga strukturat që bie më në sy në vendin tonë. Kjo ndërtesë është projektuar nga arkitekti i mirënjohur italian Vittorio Ballio Morpurgo. Ndërsa punimet për të sjellë në jetë këtë projekt kanë filluar në në shkurt të vitit 1937. Ndërkohë Banka e Shqipërisë publikoi videon informative me pamje të rralla ndër vite të ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe të degëve të saj, skicave të projektit të vjetër e të ri.

Për realizimin e projektit të Bankës së Shqipërisë u angazhua shoqëria ” Staccioli & Fortuzi ” nën drejtimin e inxhinier Ciprianit. Ndërsa ceremonia e përurimit të saj u zhvillua në 30 tetor 1938.

Stili arkitektonik i ndërtesës i përket rrymës së “Racionalizmit” që lulëzoi në gjysmën e parë të shek. XX në Evropë dhe shquhet për harmoninë dhe ritmin, si dhe për gjetjen e përmasave racionale të dyerve, të dritareve, të lozhave, të portikut madhështor; për kombinimin e ngjyrave dhe unitetin në materialet veshëse të fasadës.

Zgjerimi i funksioneve dhe punonjësve të bankës qendrore, amortizimi i kohës, por dhe kërkesat e shtuara për standarde teknologjike sollën nevojën për rikonstruksionin e ndërtesës, të cilat u materializuan në projektin e arkitektit Marco Petreschi, inauguruar më 30 tetor 2015.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 01/11/2019 11:01

    Italianet jane ndertues te mirebjohur,,,po te na kishin bere dhe 20 ndertesa te tilla si banka ne tirane dhe ne gjithe shqiperine do i ishim mirenjohes ,,,,por mund te nerren dhe arkitekte italiane per te bere projekte ...

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/11/2019 08:20

    Prandaj vështrimin nga Italia e tutje, jo nga anadolli. Të ishim protektorat i Italisë shqiptarët e Arbrit do të ishin të fuqishëm dhe jo lecka që na shqelmojnë sa andej këndej. Respekt Italisë!

    Përgjigju
  • Pepo: 31/10/2019 17:54

    Ahh sa bukur, çfare kryevepre arkitekturore! Duhet ti jemi mirnjohes italjaneve se sa per llumin ktu tek ne sdo kishim as nj kiosk ne vend te bankes se krimineli SALI dhe kafshet do e kishin mbushur me kioska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së