Ministri siriani Mbrojtjes Fahd al Freij i kërkoi sot rebelëve që përpiqen të rrëzojnë regjimin që të dorëzohen, pasi ky i fundit po e fiton luftën që ka shkatërruar vendin prej më shumë se tre vite.
"Nxis të gjithë ata që ende hezitojnë të dorëzojnë amrët, të kthehen në gjirin e atdheut. Të vahzdosh të luftoshë nuk është më e pranueshme se do të thotë që të vihesh në radhët e armikut të atdheut", theksoi gjenerali Freij në një deklaratë të dhënë në televizionin shtetëror me rastin e 69 vjetorit të themelimit të ushtrisë siriane.
"I këshilloj ata që gabuan udhën dhe kanë humbur busullën të rikthehen në gji të atdheut, pasi atdheu e fitoi luftën, falë ushtarëve të ushtrisë siriane", vazhdoi ai.
Oficerët sirianë përmendin një kthesë të luftës në favor të regjimit, pas përparimeve që ka bërë ushtria muajt e fundit përballë rebelëve./ATSH/
/Shqiptarja.com